Planifikoi vrasjen e ish-gruas pas divorcit, pagoi 1,500 paund fqinjin për ta vrarë

Bota

Planifikoi vrasjen e ish-gruas pas divorcit, pagoi 1,500 paund fqinjin për

Një burrë britanik, akuzohet se ka paguar 1,500 paund një vrasësi me pagesë për të vrarë ish-bashkëshorten e tij pas divorcit të tyre.

Paul Lewis, 54 vjeç, dyshohet se i ka dhënë para fqinjit të tij, Dominique Saunders, 35 vjeç, për të kryer vrasjen.

Sipas prokurorisë, Lewis i dha paratë Saundersit për të organizuar vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Joanne Atkinson-Lewis.

Saunders iu tha Lewis se kishte foto dhe pamje filmike GoPro të vrasjes, por disa javë më vonë ai e pa ish-gruan e tij Joan në plazh.

“Gjatë një bisede, z. Lewis pranoi se kishte bërë një marrëveshje me z. Saunders për të vrarë ish-gruan e tij. Kieran Leëis e pyeti të atin: ‘A e vratë Joan?’ Z. Lewis shpërtheu në lot dhe i bëri me kokë të birit, duke pranuar se kishte bërë një marrëveshje të tillë”, tha prokurori.

Hetimet zbuluan gjithashtu se në të njëjtën ditë kur Lewis kishte tërhequr 1,760 euro, Saunders kishte depozituar të njëjtën shumë në llogarinë e tij bankare, një detaj që konfirmon transaksionin.

Mesazhet e shkëmbyera mes dy burrave tregojnë se Lewis vazhdimisht i kërkonte Saundersit pamjet e kamerës GoPro, si dëshmi se vrasja ishte kryer.

Plani dështoi kur Lewis kuptoi se ish-bashkëshortja ishte ende gjallë dhe nuk ishte vrarë nga 35-vjeçari.

Të dy të akuzuarit, Paul Lewis dhe Dominique Saunders, kanë mohuar akuzat për kryerjen e vrasjes.

ME TE LEXUARAT