Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperatura të larta deri në 39°C

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperatura të larta deri

Do të vijojnë valët e nxehta afrikane ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të larta gjatë paradites.

Vlera ekstreme priten në Qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës 15°C ndërsa maksimalja pritet në Koplik dhe Cerrik duke arritur një maksimum prej 39°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion