Pfizer nuk humb kohë, nis testimin e vaksinës tek fëmijët dhe foshnjat për të parandaluar Covid-19

Ditën e sotme, kompania Pfizer ka nisur provat klinike për të testuar vaksinën e saj të fëmijët nga 6 muajsh deri në 11 vjeç. Ky është një hap vendimtar për të marrë autorizimin për përdorim urgjent dhe për të filluar vaksinimin e fëmijëve.
Mësohet se pjesëmarrësit tashmë kanë marrë dozat e para të cilat u zhvilluan në partneritet me prodhuesin e ilaçeve gjermane BioNTech , sipas një njoftimi nga Pfizer. Kompania synon të regjistrojë 144 fëmijë në fazën e parë, të grupmoshave- midis 6 muajsh dhe 2 vjeç, 2 dhe 5 vjeç dhe nga 5 deri në moshën 11 vjeç.
Fëmijët do të marrin një dozë prej 10 mikrogramë përpara se të marrin një dozë më të lartë, tha Pfizer. Studiuesit më pas do të vlerësojnë sigurinë dhe efektivitetin duke matur nivelin e dozave të zgjedhura në fazën tjetër të provës. Mësohet se ata fëmijë që kanë marrë placebo do të kenë mundësinë të vaksinohen.
Për këtë hap, zyrtarët e shëndetit publik dhe ekspertët e sëmundjeve infective thanë se kjo është një mundësi e mirë për ti dhënë fund përhapjes së Covid-19



