Trupi juaj është plot me toksina nëse keni këto shqetësime

Trypi ynë është si një tempull, për të cilin ne duhet të kujdesemi shumë. Padashur, ne lejojmë që toksinat të notojnë tek ne dhe ndonjëherë, ne as nuk e dimë që kjo gjë po ndodh. Siç mjekët thonë gjithmonë, trupi ynë na jep shenja për çdo shqetësim që ka, këtë veprim bën edhe kur ne jemi të “mbytur” nga toksinat.
Shpesh ju shqetëson fryrja. Trupat tanë kanë nevojë të hedhin mbeturina çdo ditë. Kjo përfshin zbrazjen e zorrëve të paktën një herë në ditë. Nëse nuk lëshoni mbeturina nga trupi juaj, toksinat kthehen në qarkullimin e gjakut dhe mund të krijojnë “kaos”.
Këshillë: Nëse keni probleme me jashtëqitje provoni të pini më shumë ujë, të bëni ushtrime fizike, të merrni çaj probiotik ose bimor.
Keni aromë të keqe të gojës. Era e keqe e gojës nuk është vetëm diçka që ju prish takimin në mbrëmje, ajo gjithashtu mund të tregojë se jeni plot toksina. Mund të shkaktohet nga bakteret në gojë që lëshojnë erëra. Ai gjithashtu lë të kuptohet se mëlçia dhe zorrët tuaja kanë një problem në eliminimin e toksinave.
Këshillë: Filloni të përdorni një pastrues gjuhe për të eliminuar bakteret që mbulojnë gjuhën tuaj. Merrni bimë të freskëta si majdanoz ose koriandër të cilat janë fantastike për detoksifikimin e mëlçisë.
Ju shqetësojnë aromat. Nëse keni reagime të forta ndaj aromave të tilla si parfume ose tym, mund të shkaktohet nga toksinat në trupin tuaj. Shpesh bëhemi mbindjeshëm ndaj aromave të jashtme nëse mëlçia jonë ka një problem në eliminimin e toksinave të ndryshme nga trupi ynë.
Kur rrugët e detoksifikimit mbyllen, trupat dhe shqisat tona ashpërsohen dhe mund të shkaktojnë reagime si dhimbje koke dhe të përzier.
Këshillë: Ndihmoni mëlçinë tuaj me barëra si gjemba e qumështit dhe rrënja e luleradhiqes që mund t’i konsumoni në formën e çajit.
Pesha e tepërt thjesht nuk shkrihet. Ka shumë arsye për t’i rezistuar humbjes së peshës. Hormonet ‘e çmendura’, dieta e keqe janë njëra prej tyre. Toksinat si dioksinat, PCB-të dhe shumë pesticide janë lipofile, që do të thotë se ato ruhen nga qelizat dhjamore në trupat tanë. Kur trupi është i mbingarkuar me to mund të jetë e pamundur të heqësh atë peshë shtesë.
Këshillë: Është thelbësore të siguroheni që trupi të nxjerrë toksinat siç duhet. Kjo do të thotë të përmirësoni aftësinë natyrore të trupit për ta bërë këtë dhe për të gjetur ekuilibrin.
Disa mënyra të sigurta për të pastruar ose detoksifikuar mund të ndihmojnë, por zvogëlimi i ekspozimit ndaj toksinave është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Zgjidhni ushqim të pastër, organik sa herë që është e mundur dhe sigurohuni që të djersiteni mirë, të bëni jashtëqitje, të hidratoheni dhe të merrni frymë mirë çdo ditë.


