Reali nuk i jep shpresë, Juventus, Liverpul dhe Roma i sulen mbrojtësit spanjoll

Nacho Fernandez është në përfundim të kontratës dhe mund të largohet nga kampionët e Spanjës, ndërsa klubi nuk ka thënë asgjë për një rinovim. Me Sergio Ramos ende në pikëpyetje për rinovimin, Reali duhet të marrë vendimet e duhura. Për 31-vjeçarin janë disa klube të interesuara, por madrilenët kanë përparësi për të.
Mediat spanjolle raportojnë se janë tre klube europiane që kanë shprehur interes për 31-vjeçarin. Liverpool dhe Juventus janë mes tyre, ndërkohë që edhe Roma e pëlqen dhe do donte ta afronte në skuadër.
Kontrata e mbrojtësit është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022 dhe duhet vendosur nëse do të shitet, apo do të rinovohet me të, pasi mund ta humbasin me parametra zero


