Peshkatari kap arragostën e mahnitshme në Australi, por gratë fiksohen me pamjen e burrit

Bota

Peshkatari kap arragostën e mahnitshme në Australi, por gratë

Një peshkatar amator ka shpërndarë një video në rrjetin TikTok ku tregon një arragostë gjigande me ngjyra të shkëlqyeshme në brigjet e Australisë, edhe pse shumica e komentueseve femra ishin më të tërhequra nga pamja e tij.

Pasi tregon krijesën e mahnitshme për kameran, burri e lëshon përsëri atë në ujë.

Brodie Moss, publikoi videon e tij në platformë javën e kaluar dhe deri ta akumuluar 3 milionë shikime dhe  rreth 5,000 komente.

Në pamje Moss shihet që mban krijesën gjigande nga gjymtyrët e saj teksa thotë: “Tani do ta lëshoj përsëri. Arragostat mund të jetojnë për disa kohë jashtë ujit prandaj mendova t’ua tregoja edhe juve. Shihe sa i madh është!”

Peshkatari kap arragostën e mahnitshme në Australi, por gratë

“Të lumtë o njeri i dashur që e lëshove përsëri”, shkruante një komentuese.

“Falemnderit që na e tregove dhe e le përsëri në ujë”, shkruante një tjetër. Ndersa shumica e ndjekeseve femra vlersonin pamjen terheqese te peshkatarit, perveç veprimeve te tij dashamirese.

Kafsha në fjalë njihet si arragosta e shkëmbit. Ajo ndryshon nga arragostat e zakonshme pasi nuk ka ganxhat e mëdha në gjymtyrët e sipërm, por në vend të tyre kjo specie krijon gjemba në guaskën e saj në formë vetëmbrojtjeje.

Arragosta dhe gaforre të ndryshme gjendet thuajse në të gjitha brigjet dhe rrugët natyrale ujore të Australisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion