Izraeli bëhet gati për luftë, vendos tanket te Rripi i Gazës

Bota

Izraeli bëhet gati për luftë, vendos tanket te Rripi i Gazës

Konflikti me Palestinën po përshkallëzon nga momenti në moment dhe Izraeli është gati për ndërhyrje tokësore pasi ka vendosur tanke dhe forca të shumta përgjatë kufirit me Rripin e Gazës, ku shkëmbimi i zjarrit vazhdon. Tanket dhe automjetet e blinduara u grumbulluan përgjatë murit të sigurisë, raportuan reporterët e AFP.

“Ne jemi gati dhe po vazhdojmë të përgatitemi për skenarë të ndryshëm“, tha Jonathan Conricus, një zëdhënës i forcave të armatosura izraelite, duke shtuar se një ndërhyrje tokësore në Gaza ishte “një nga skenarët“.

Në të njëjtën kohë, ministri i Mbrojtjes Benny Ganz urdhëroi vendosjen e përforcimeve. Pavarësisht thirrjeve nga bashkësia ndërkombëtare për de-përshkallëzim dhe përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund dhunës, qindra raketa u lëshuan përsëri sot nga Rripi i Gazës, ndërsa kundërpërgjigja izraelite vazhdoi.


“Do të duhet kohë por ne do të rivendosim qetësinë në Izrael” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili vizitoi sot një sistem mbrojtje raketash. Rinisja e konfliktit ka lënë të vdekur dhe të plagosur mes tyre fëmijë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion