Çmimet e apartamenteve "në stratosferë", qytetarët: Kredia e vetmja mundësi, të ardhurat tona nuk mjaftojnë

Aktualitet

Çmimet e apartamenteve "në stratosferë",

Të blesh një apartament me të ardhurat mesatare në Shqipëri është një mision thuajse i pamundur. Rritja e çmimeve ka ndodhur në disbalancë me rritjen ekonomike dhe sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo ka ndodhur për shkak të parave të pista që pastrohen përmes ndërtimit. Një situatë e tillë, i detyron qytetarët që të marrin kredi për të blerë një shtëpi.

Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë në vitet e fundit e ka bërë thuajse të pamundur blerjen e tyre nga qytetarët.

Kjo vjen si pasojë e një disbalance mes ngritjes së çmimeve dhe rritjes ekonomike të shqiptarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me të ardhurat mesatare që kanë, qytetarët thonë se mundësia e vetme është blerja mes kredive.

"Me një rrogë nuk arrin do të kalosh muajin jo të blesh apartament. Shteti duhet të mendojë, çifteve që martohen tu japë apartamente falas."

"Problem kryesor, vështirë, çmime të larta."

"Blerja e apartamentit mbetet një opsion, rinisë u duhet të punojnë 30 vjet që të blejnë një apartament. Me këto rroga që janë këtu, vështirë është."

Sipas ekspertëve të ekonomisë, një prej arsyeve kryesore që kemi këtë situatë, është pastrimi i parave të pista në sektorin e ndërtimit.

Pano Soko: Nuk kemi asnjë ekonomi që rritet, as emigrantë që vijnë dhe as një popullsi që shtohet. Praktikisht burimi është ai që është përmendur qindra herë për vite me radhë, janë flukset e parasë së pistë që vijnë dhe integrohen në ekonominë shqiptare dhe këto flukse të parasë së pisët bëjnë që në mënyrë artificiale të rritet çmimi.

Nëse kjo situatë do të vijojë për shumë gjatë, dhe në një moment do të veprojë drejtësia shqiptare për të minimizuar pastrimin e parave, do të kemi efekte negative.

Pano Soko: Natyrisht që në një moment të caktuar do të rivendoset përsëri ekuilibri në treg por ato krijojnë dallgë të mëdha dhe kjo fluskë që po krijohet në industrinë e ndërtimit sot nuk do të ikë pa dallgë dhe të prekurit fundorë do të jenë bankat.

Që prej vitit 2013, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë rritja e çmimeve në rang vendi arrin në 48.6%, ndërsa në Tiranë raportohet në 46.7%.

Ndërkohë gjatë pandemisë, në vitin 2020 është reflektuar një rritje prej 11% krahasuar me vitin 2019.

ME TE LEXUARAT