"Pesë vrasje me pagesë mes shqiptarëve", Holanda i dërgon Greqisë bisedat e SKY ECC

Bota

"Pesë vrasje me pagesë mes shqiptarëve", Holanda i

Zbërthimi i platformës SKY ECC vazhdon të zbulojë vrasje të planifikuara dhe grupe të organizuara kriminale për trafik të kokainës si dhe vrasës me pagesë gjithashtu.

Nga të dhënat e reja janë zbuluar fakte që vërtetojnë autorët dhe organizimin e të paktën 5 vrasjeve të mafies shqiptare dhe jo vetëm, në Greqi.

Aktiviteti i kriminelëve sipas Belgjikës dhe Holandës, nga zbaërthimi i SKY ECC shtrihej në Athinë, por edhe në Mykonos, Santorini dhe Kretë.

Gjithashtu Holanda dhe Belgjika i kanë dërguar Greqisë provat dhe lidhjet e autorëve dhe grupeve kriminale me autoritetet e policisë.

Sipas medias greke “To Vima” në Greqi nuk operojnë një apo dy mafie të huaja. Siç zbulohet nga të dhënat që disponon Policia e Athinës dhe që vijnë nga deshifrimi i shkëmbimit të qindra mijëra mesazheve dhe fotove përmes platformës së sigurisë “Sky ECC”, përdorur deri në vitin 2021 janë rreth 171,000 të dyshuar në të gjithë Evropën dhe Amerikën.

ME TE LEXUARAT