Përqafimi që theu rrjetin/ Historia e trishtë e Ahmetit që humbi gjysmën e familjes nga tërmeti

Bota

Përqafimi që theu rrjetin/ Historia e trishtë e Ahmetit që

Një ribashkim që ka prekur zemrat e mbarë botës. Gada Ayyan, vajza 4-vjeçare dhe babai i saj Ahmet Ayyan, janë bashkuar pasi kishin ngecur nën rrënoja, në atë që dikur ishte shtëpia e tyre në jug të Turqisë.

“Kur filloi të dridhet, mora vajzën dhe tërë familja nisi të dilte. Por e gjithë shtëpia u shemb mbi ne”, tha Ahmet në një rrëfim për CNN.

Për fat të keq, gruaja dhe djali 8-vjeçar nuk arritën të mbijetonin. Ndonëse qëndroi 4 ditë nën rrënoja, Ahmet tha se kishte qenë vajza e tij ajo që i kishte dhënë shpresë për të jetuar. “Vajza vazhdimisht më fliste, baba mos qaj. Po vijnë të na shpëtojnë”, kujton ato momente Ahmet.

Fillimisht nga rrënojat u nxor Gada me disa gërvishtje të lehta dhe një orë më vonë u nxor babai i saj.
Ata të dy u dërguan në spital, ndërsa vajza më pas iu dorëzua organeve lokale. Kur humbi gjurmët e bijës, Ahmet ishte i bindur se do ta takonte vajzën, qoftë edhe sikur të ishte gjëja e fundit që do ta bënte në jetë.

Në Facebook dhe Instagram publikoi fotografinë e saj dhe luste të gjithë ta ndihmojnë ta gjejë.

Në fund, u mësua se vajza ishte strehuar në një qendër nga autoritetet dhe se ajo është shëndoshë e mirë. “Ajo më ka mbajtur në jetë. Është vajza ime. Heroina ime”, tha babai i 4-vjeçare.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion