"Është shumë më tepër nga sa dihej"/ Ari që mori me vete Mbreti Zog, për herë të parë publikohet dokumenti

Aktualitet

"Është shumë më tepër nga sa dihej"/ Ari

Arkivi i Shtetit ka publikuar sot për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog, kur u largua nga Shqipëria.

Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, pretendohet se sasia e arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete kur u larguan nga Shqipëria drejt Greqisë në prill të vitit 1939, është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot.

Dokumenti është nxjerrë nga fondi i Milicisë Fashiste, ku shkruhet se mbreti Zoga ka marrë 250 mijë napolona ar.

Në dokument është shkruar: Mbretit Zog,  kontrolluar nga autoritetet greke, i janë gjetur 250.000 napolona ari.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion