Përplasja fatale e avionit me një shtëpi në SHBA, vdesin 4 persona, mes tyre edhe një fëmijë

Bota

Përplasja fatale e avionit me një shtëpi në SHBA, vdesin 4

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hattiesburg, Misisipi, SHBA, ku një aeroplan i vogël u përplas në një shtëpi duke shkaktuar 4 të vdekur, 3 të rritur dhe një fëmijë. Sipas mediave vendase, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:20 të së martës.

Mësohet se Administrata Federale e Aviacionit ka mbyllur rrugët përreth  dhe ka nisur hetimet për atë që ka ndodhur.

 “Nëse gjeni ndonjë mbetje ose rrënojë në oborrin ose pronën tuaj që ju besoni se është e lidhur me rrëzimin, mos e prekni ose hiqni, dhe ju lutemi kontaktoni Departamentin e Policisë Hattiesburg,” thanë institucionet përkatëse në një deklaratë të postuar në mediet sociale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion