Vranë policin dy vite më parë, burg të përjetshëm për 2 studentët amerikanë

Bota

Vranë policin dy vite më parë, burg të përjetshëm

Dënohen me burg të përjetshëm studentët nga Kalifornia, Lee Elder dhe Gabriel Christian Natale-Hjorth pasi në vitin 2019 vranë me thikë një polic. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Romë, ku viktimë ka mbetur Mario Cerciello Rega, 35 vjeç, pasi po hetonte prishjen e një pazari droge.

Mediat shkruajnë se dy autorët e krimit e kishin pranuar se e kishin goditur me thikë Regën 11 herë, por pohoi se ai veproi në vetëmbrojtje, duke besuar se oficeri i policisë ishte një kriminel. "Sapo ndjeva duart e tij duke më shtrënguar qafën, instiktivisht mora thikën dhe e godita disa herë në përpjekje për të shpëtuar prej tij”, tha ai.

Natale-Hjorth, 20 vjeç, u dënua për ndihmën e tij për të fshehur armën në hotelin e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion