Përplasi për vdekje 76 vjeçarin dhe më pas u arratis, shqiptari e pëson keq nga kamerat e sigurisë

Bota
Përplasi për vdekje 76 vjeçarin dhe më pas u arratis,
ilustrim

Një shtetas shqiptar që banon në Istrana të Italisë është përgjegjës për aksidentin rrugor tragjik që i kushtoi jetën të shtunën vonë pasdite, Luciano Paro, 76 vjeç.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me makinë në Podgora në Sant’Antonino, jo shumë larg kishës Votive, ndërsa i moshuari po lëvizte me biçikletë.

Sipas mediave italiane, shoferi i makinës tip Golf ngjyrë e bardhë, pasi përplasi Paron u largua nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë. Ai më pas u identifikua nga kamerat që ndodheshin në zonë.

I moshuari u dërgua në spitalin e Ca Foncello të Trevisos ku fatkeqësisht nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.

Çështja u zgjidh brenda dymbëdhjetë orësh, tashmë që nga e diela në mëngjes ne kishim në posedim imazhe të qarta të automjetit, duke kaluar përmes Podgora, e cila po shkon drejt qendrës së Trevisos me pasqyrën plotësisht të shqyer, të lënë në rrugë, disa metra nga vendngjarja.”- tha komandanti i policisë, Andrea Gallo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion