Tensione mes Turqisë dhe Greqisë në Egje, dy anijet e patrullimit kryejnë manovra të rrezikshme (Video)

Bota

Tensione mes Turqisë dhe Greqisë në Egje, dy anijet e patrullimit

Një lajm i fundit vjen në detin Egje, ku mësohet se Turqia dhe Greqia janë përplasur sërish.

Mediat shkruajnë se një ditë më parë, dy anije patrullimi greke dhe turke kanë kryer manovra të rrezikshme me njëra-tjetrën duke rrezikuar edhe të përplasen fizikisht.

Për këtë ngjarje janë publikuar pamjet e momentit kur turqit i afrohen rojes bregdetare greke duke kaluar vetëm pak metra larg tyre.

Tensione mes Turqisë dhe Greqisë në Egje, dy anijet e patrullimit

Ndërkohë turqit theksojnë se ky veprim u bë pasi grekët kishin kaluar në ujërat e tyre territoriale.

Tensione mes Turqisë dhe Greqisë në Egje, dy anijet e patrullimit

Gjatë pasdites gjithashtu pati një tjetër incident ku një gomone me emigratë u rrethua nga anijet greke dhe turke pasi secili prej tyre pretendonte se gomonia ishte në ujërat territoriale të tyre. 

ME TE LEXUARAT