Për ti dhënë siguri popullit për AstraZeneca, Kurti: Nuk do vaksinohesha i pari nëse do ishte vaksinë tjetër

Kosovë&Rajon

Për ti dhënë siguri popullit për AstraZeneca, Kurti: Nuk do

Mbrojtja dhe siguria e popullit duket se është prioriteti i kryeministrit Albin Kurti. Të paktën kështy është shprehur ai në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës. Ai është shprehur se u vaksinua i pari për arsye se vaksina AstraZeneca aktualisht ka një reputacion të lënduar në botë, dhe kjo e shtyu atë që merrte atë vendim.

 “Po të ishte vaksina Pfizer ose Moderna unë nuk do ta merrja, vetëm për shkak që ka qenë AstraZeneca e cila ka një reputacion të lënduar sot në botë jo vetëm në rajonin tonë, kam konsideruar që është e udhës që ta marrë i pari këtë vaksinë dhe kurfar synimi tjetër për të priviligjuar vetën apo për të qenë thjesht i pari nuk ka pasur. Një brend tjetër i vaksinës mua nuk do të më bënte marrës të parë të vaksinës”, ka thënë Kurti. 

Kujtojmë se vaksina AstraZeneca akuzohet për mpiksje të gjakut, gjë që detyroi shumë shtete para disa javësh ta pezullonin këtë vaksinë, por u rikthyen pasi EMA siguroi që janë efikase dhe të sigurta.

ME TE LEXUARAT