Tea akoma nuk e ka marrë veten nga ndarja me Beartin, ja çfarë shkruan
Lajmifundit
/
2 April 2021, 11:53
Showbiz

Tea vazhdon të shkruajë fjalë, për të treguar sa e lënduar është nga ndarja me Beartin. Ndërsa ky i fundit i është rikthyer fuqishëm palestrës, duke mahnitur ndjekësit e tij me format trupore.
Ndarja e tyre preku shumë ndjekës, dhe arsyeja pse vazhdon një mister. Por, ndërkohë që ditët kalojnë, Tea ka gjithmonë diçka për të thënë. Përmes shprehjeve që i bëjnë tag fansat, ajo tregon si ndihet.

Ajo ka postuar një video të saj, montuar nga fansat me një shprehje. “Vështirësitë që po kalon sot, po të jep forcën që të duhet nesër”, shkruhet në video, që Tea e ka ripostuar me një zemër të shënuar.


