Përplaset me shtyllën, reperi grek gjen vdekjen në orët e para të mëngjesit (Foto)

Bota

Përplaset me shtyllën, reperi grek gjen vdekjen në orët e

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi, me pasojë vdekjen e një personi. Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është reperi Mad Clip, i cili në po kthehej nga një dasëm. Sipas informacioneve të para, viktima, fans i çmendur i shpejtësisë ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë.

Pamjet e publikuara tregojnë se makina është palosur, duke mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi 34-vjeçarit.

Përplaset me shtyllën, reperi grek gjen vdekjen në orët e

Mediat shkruajnë se policia dhe zjarrëfikësit kanë punuar 2 orë për të nxjerrë trupin e reperit nga makina.

Reperi Mad Clip nuk është pak i njohur në Greqi. Ai së fundmi ka lancuar këngën “Mporei”, me këngëtaren me origjinë shqiptare, Eleni Fureira.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion