Përmbytjet si pasojë e uraganit “Ida” në SHBA, vdesin 9 persona, mes tyre një 2-vjeçar

Përmbytjet në SHBA, si pasojë e uraganit “Ida” kanë shkaktuar 9 të vdekur. BBC shkruan se disa nga viktimat janë gjetur në bodrumet e shtëpive të tyre, ndërsa një tjetër u mor nga rryma e ujit, ndërkohë që po drejtonte makinën.
Një natë më parë, Nju Jork dhe Nju Xhersi kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Më herët u publikuan video nga rrugët dhe stacionet hekurudhore të përmbytura dhe duket se situata po përkeqësohet.

Autoritetet lokale vijojnë të bëjnë thirrje që asnjë banor të mos dalë nga shtëpia, pasi situata është e rëndë. Ndërkohë që në terret, ekipet e shpëtimit vijojnë punën për ti ardhur në ndihmë personave në nevojë


