Shpërthimi “misterioz” rrëzon shtëpinë dy katëshe në Itali, nis kërkimi të njerëzve nën rrënoja
Lajmifundit
/
2 September 2021, 14:15
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Filattiera, Itali. Mediat vendase shkruajnë se një shtëpi dykatëse është shembur pas një shpërthimi, ndërsa shumë persona mendohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Në terren kanë mbërritur zjarrëfikës dhe ekipe të shpëtimit, që po punojnë për nxjerrjen e banorëve nga rrënojat. Policia e ndodhur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, ndërsa bëjnë me dije se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Ndërkohë, dëshmitarët mendojnë se në shtëpinë dykatëse ndodhet vetëm një i moshuar.


