Nëna e keqtrajtonte dhe e detyronte të lypë, 11-vjeçari rom rrëfen historinë e jetës

Njihuni me historinë e 11-vjeçarit rom në Itali. I mituri nuk jeton fëmijërinë si të gjithë moshatarët, pasi nëna e tij e ka nxjerrë në rrugë që të lypë. Mediat italiane shkruajnë se, 11-vjeçari i ka rrëfyer se është detyruar që të bëjë këtë punë, ndërsa vazhdimisht është keqtrajtuar nga nëna dhe vëllezërit.
Ai tha se nuk shkon në shkollë dhe roli i tij në jetë është që të jetë një skllav. “Mami më rreh nëse më zë gjumi. Kam shumë frikë. Qëndroj i shtrirë këtu në tokë dhe lyp gjatë gjithë ditës”, ka rrëfyer me lot në sy ai.
Ndërkohë, dëshmia e të miturit ka bërë që drejtësia të vihet në vend. Mësohet se nëna e fëmijës është arrestuar dhe pritet që të marrë dënimin.


