Përmbytjet në Spanjë, numri i viktimave shkon në 140

Bota

Përmbytjet në Spanjë, numri i viktimave shkon në 140

Autoritetet kane rritur numrin e viktimave nga përmbytjet në Spanjë, duke shkuar në 140 te vdekur, sipas raportimeve yzrtare, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve EFE.

Përmbytjet e tmerrshme në historinë moderne të Spanjës kanë përfshirë rajonin lindor të Valencias, pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën rajonin të martën dhe të mërkurën, duke kthyer rrugët në lumenjë.

Presidenti i qeverisë së Valencias, Carlos Mazon, është ai mbi të cilin janë drejtuar të gjithë gishtat e atyre që kërkojnë përgjegjësinë për fatkeqësinë vdekjeprurëse që futi në zi Spanjën.

Konservatori Mazon akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë, mediat dhe qytetarët në rrjetet sociale se “puna” e parë që bëri kur u zgjodh, vitin e kaluar, ishte shfuqizimi i UVE.

Kjo është njësia e urgjencës së Valencias, e cila u krijua nga qeveria e mëparshme vendore për t’iu përgjigjur fatkeqësive klimatike si përmbytjet dhe zjarret.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion