Përmbytjet në Gjermani, Meta: Lutemi për të mos pasur të tjera humbje jetësh

Bota

Përmbytjet në Gjermani, Meta: Lutemi për të mos pasur

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në Gjermani ku deri tani kanë humbur jetën më shumë se 40 persona.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkuan se Shqipëria solidarizohet me Gjermaninë dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.

Ndër të tjera ai thekson se luten për të mos pas më shumë  humbje jete.


“Solidaritet me Gjermaninë mike dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.

Ngushëllimet e mia edhe në emër të popullit shqiptar shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Me urimin për shërim të shpejtë të të lënduarve, lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh! “, shkruan Meta. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion