Zgjidhet misteri: S’i përket diktaturës komuniste, varreza në Përmet është mesjetare

Aktualitet

Zgjidhet misteri: S’i përket diktaturës komuniste, varreza

Varreza masive e zbuluar ditën e sotme në Përmet nuk i përket ish të përndjekurve në periudhën e diktaturës së komunizmit.

Arta Dollani drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës i tha se në bazë të relacionit ka rezultuar se kemi të bëjmë me varre mesjetare që datojnë nga shekulli 3-11.

Grupet janë ende në vendndodhje duke bërë monitorimin e plotë të zonës ndërkohë që në ditët në vijim mund të bëhen edhe gërmime arkeologjike.


Varret u zbuluan nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit. Menjëherë janë njoftuar autoritetet policore të cilët më pas kanë rrethuar zonën. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Njoftimi i Ministrisë së Kulturës

Një varrezë mesjetare zbulohet në Përmet!


Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”, dolën në dritë disa varre.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori menjëherë pezullimin e punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tanë realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.

Nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale u diskutua dhe u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit nga ana e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, për varrezën e identifikuar.

Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion