Përmbytjet katastrofike/ Banorët në protestë, i vënë flakën shtëpisë së kryebashkiakut
Përmbytjet në Libi kanë shkaktuar zemërim tek banorët, të cilët mendojnë se tragjedia mund të ishte shmangur.
Qindra demonstrues në Derna shprehën ditën e djeshme zemërimin e tyre ndaj zyrtarëve të rajonit të tyre, duke kërkuar që ata të mbajnë përgjegjësi për pasojat shkatërruese të stuhisë Daniel, ku janë regjistruar mijëra të vdekur.
Gjatë protestave të dhunshme, protestuesit i kanë vënë flakën dhe shtëpisë së kryebahskiakut, Abdulmenam al-Ghaithi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Të paktën 11,300 njerëz kanë vdekur në Derna dhe më shumë se 10,000 janë të zhdukur, sautoriteteve libiane, teksa më shumë se 30,000 njerëz nga Derna janë të pastrehë, paralajmërojnë agjencitë e OKB-së.
Banorët thonë se kërcënimi për qytetin nga digat e shkatërruara mbi të ishte i njohur gjerësisht. Ata gjithashtu fajësojnë autoritetet për dështimin për të evakuuar njerëzit në kohë.
Shkatërrimi i gjerë i qytetit nxjerr në pah brishtësinë e situatës së Libisë, një vend i pasur me naftë, por i ndarë midis dy administratave konkurruese, secila e mbështetur nga milicitë e armatosura për gati një dekadë. Konfliktet kanë vazhduar që nga kryengritja e pranverës arabe, e mbështetur nga NATO, në vitin 2011, që rrëzoi liderin e ndjerë Muammar Gaddafi.