Përmbytje masive në Francë, nuk raportohen viktima
Lajmifundit
/
9 September 2021, 10:43
Bota

Një zonë në julindje të Francës është përmbytur, pas reshjeve të dendura të shiut. Mediat vendase shkruajnë se situata më problematike është raportuar në rajonin e Agen, ku sipas informacioneve reshjet e dy muajve kanë rënë brenda 3 orësh duke përmbytur qytetin.
Ujërat kanë dalë në rrugë dhe dhjetëra njerëz kanë kërkuar ndihmë, pasi e kanë gjetur veten të papërgatitur dhe janë bllokuar në makina e shtëpi. Momentalisht, nuk raportohen viktimat, por dëmet materiale vlerësohen të mëdha./Express


