Publikohen pamjet, ja dhuna që talebanët kanë ushtruar tek gazetarët në protestë

Gazetarët në protestën e djeshme në Kabul janë dhunuar rëndë nga talebanët dhe këtë e vërtetojnë pamjet e publikuara. Ka qenë kryeredaktori i një gazetë në Afganistan që ka treguar gjendjen e gazetarëve, të cilët në terren po bënin vetëm punën e tyre.
Zaki Daryabi shkruan: “Gazetarët e mi dhe kolegët jo vetëm u ngacmuan por u arrestuan dhe u torturuan. Janë torturuar për katër orë.

Ata pësuan humbje ndjenjash po në mënyrë të pamëshirshme torturat vazhduan. Ata kanë dëmtime ekstreme në të gjithë trupin. Ata edhe mund të ishin vrarë”.

Ndër vite gazetarët e Etilaatroz janë fitues të disa çmimeve ndërkombëtare për investigimet e tyre që lidheshin me korrupsionin e pafund në Afganistan, nepotizmin si dhe një skandal me një minoritet të atjeshëm. Kjo gazetë u themelua në vitin 2001 nga Zaki Daryabi./express


