Zbardhen 14 vjedhje gjatë verës në Ksamil e Sarandë, arrestohen tre autorët nga Elbasani

Aktualitet

Zbardhen 14 vjedhje gjatë verës në Ksamil e Sarandë,

Një skemë vjedhjesh seri është zbuluar në Ksamil e Sarandë. Tre autorë nga Elbasani kanë rënë në prangat e Policisë.

Nazmi Liçi, Ani Liçi dhe Erion Bylykbashi kanë vjedhur gjatë muajve qershor, korrik, gusht dhe shtator, 14 hotele dhe banesa.

Por cila ishte skema që përdornin?

Mesohet se tre autorët kamufloheshin si pushues dhe prenotonin për 2-3 ditë në hotele. Ata gjatë këtyre ditëve studionin zonën dhe më pas vidhnin. Pasi merrnin sende personale apo para ata ktheheshin në Elbasan, qëndronin një javë dhe ktheheshin sërish në bregdet.
Për të vjedhur ata përdornin një automjet tip “BMë” i cili është sekuestruar tashmë. Dy prej tyre ishin të njohur për Policinë pasi kanë pasur precedentë të mëparshëm kriminalë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion