Përmbytet varka me 110 emigrantë në kanalin anglez, mes viktimave dhe fëmijë
Lajmifundit
/
23 Prill 2024, 10:47
Bota
Të paktën pesë emigrantë kanë humbur jetën sot gjatë tentativës për të kaluar me varkë kanalin anglez për të mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Mes viktimave është edhe një fëmijë. Në varkë kishte rreth 110 emigrantë, sipas autoriteteve lokale të Francës Veriore.
Gazetat franceze bëjnë me dije se rreth 100 emigrantë u shpëtuan mëngjesin e sotëm nga marina ushtarake franceze.
Tragjedia me varkën e përmbytur vjen vetëm pak orë pas miratimit të projektligjit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, që synonndalimin e kalimit të emigrantëve ilegalë me varka në kanalin anglez.