Përkeqësohet situata në Francë, 15.792 persona të infektuar me Covid brenda 24 orëve
Lajmifundit
/
23 Mars 2021, 13:50
Bota

Covid-19 ka mbërthyer keq Francën, bën me dije Instituti i Shëndetit Publik. Përmes një deklarate për mediat, ky autoritet ka treguar se brenda 24 orëve, në Francë janë konfirmuar pozitiv 15.792 persona, duke çuar numrin e përgjithshëm në 4.298.395, ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 92.648. Ky autoritet ka treguar se në një vit pandemi, janë shëruar 282.885 pacientë.
Ministria e shëndetësisë nga ana tjetër ka treguar se që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 6.355.811, ndërsa 2.480.321 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.


