Në Çeki funksionon ndryshe, hoteli luksoz është kthyer në “spital Covid”, flasin të infektuarit

Bota

Në Çeki funksionon ndryshe, hoteli luksoz është kthyer

Në Çeki, hoteli luksoz është kthyer në një “spital COVID”. Mësohet se bashkia e Pragës ka marrë me qira një hotel luksoz ku njerëzit e pastrehë të cilët infektohen me COVID-19, mund të qëndrojnë aty për tu trajtuar. Mediat e huaja shkruajnë se zëvendës drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Sociale të qytetit, Ludmila Tomesova është shprehur se  në dispozicion të të infektuarve janë mjekë të cilët kujdesen për shërimin e tyre, tre vakte të plota dhe pajisje elektronike.

“Hoteli ka vizitor edhe nëse nuk janë ata standardët, ai është plotë gjatë gjithë kohët”, tha ajo.

Në Çeki funksionon ndryshe, hoteli luksoz është kthyer

Ndërkohë, bëhet me dije se hoteli me 4 yje ndodhet në qendër të Pragës dhe ka strehuar rreth 250 pacientë me COVID-19 prej nëntorit. “Është hera e parë në jetën time që kam qenë në një hotel si ky”, tha një ndër të infektuarit.

Republika Çeke është një ndër vendet më të goditura sa i përket pandemisë, ku tashmë numri total i infektimeve është 1.7 milionë, ndërsa ai i viktimave ka shkuar afërsisht 25 mijë në të gjitha vendin gjatë gjithë pandemisë. Për nga shkalla e infektimeve për frymë gjatë javës së kaluar Republika Çeke ishte e 3 në botë.

ME TE LEXUARAT