Kandidatët për deputetë zëvëndësojnë ministrant e qeverisë së re, zbulohen emrat

Kosovë&Rajon

Kandidatët për deputetë zëvëndësojnë

Ditën e sotme, përfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli ka zbuluar emrat e deputetëve të rinj që do të fitojnë mandat në Kuvendin e  Kosovës. Cakolli e bëri të mundur këtë me anë të një postimi në Facebook, ku ka treguar se nga qeveria e formuar ditën e djeshme, 12 anëtarë të kabinetit qeverisës kanë humbur mandatit e deputetit.

“Me votimin e djeshëm të Qeverisë ‘Kurti 2’, janë plot 12 anëtarë të kabinetit ekzekutiv që tashmë kanë humbur mandatin e deputetit.

Për zëvendësimin e tyre, Kryetari i Kuvendit do t’i bëjë praktikisht kërkesë vetes si U.D. i Presidentit, që të mbushë ulëset e mbetura të zbrazëta.

Pastaj, në cilësinë e U.D. të Presidentit, Glauk Konjufca do të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë emrat e kandidatëve në radhë me numrin më të madh të votave.

KQZ-ja ka afat pesë ditë, që nga pranimi i kërkesës, për të kthyer përgjigje me emrat e ligjshëm të kandidatëve në radhë – të cilët duhet që në seancën e radhës të Kuvendit të japin betimin e tyre.

Kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat e Qeverisë ‘Kurti 2’ janë:

-Donika Gërvalla-Schëarz – Shqipe Isufi

-Arben Vitia – Enver Haliti

-Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

-Faton Peci – Gramos Agusholli

-Liburn Aliu – Alban Bajrami

-Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

-Hajrulla Çeko – Jahja Kokaj

-Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi

-Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi

-Fikrim Damka – Enis Kervan

-Elbert Krasniqi – Fridon Lala

-Emilija Redžepi – Samra Ilijazi”, shkruan ai.

 

ME TE LEXUARAT