Përkeqësohet situata e Covid-19 në Itali, ja vendimi i fundit nga qeveria

Bota

Përkeqësohet situata e Covid-19 në Itali, ja vendimi i fundit nga

Në Itali janë shtuar edhe tre rajone të reja në zonën e kuqe. Mediat italiane bëjnë me dije se kjo ka ardhur për pasojë të numrit të lartë të të infektuarve me Covid-19. Mësohet se në listë janë shtuar Kalabria, Toskana dhe Val d’Aosta, duke bllokuar kështu pothuajse gjysmën e Italisë.

Në zonat e kuqe, të gjitha dyqanet që shesin sende jo-thelbësore janë të mbyllura dhe njerëzit mund të dalin jashtë shtëpisë vetëm për punë ose nëse kanë një arsye tjetër të vlefshme. Për momentin, të gjitha shkollat janë mbyllur edhe në zonat e kuqe edhe pse qeveria ka thënë që nxënësit deri në vitin e parë të shkollës së mesme do të jenë në gjendje të kthehen në shkolla, madje edhe në zonat e kuqe, pas Pashkëve.

Ndërkohë këtë të hënë kryeministri Mario Draghi të hënën është duke biseduar me rajonet e Italisë dhe autoritetet e tjera lokale në lidhje me fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

ME TE LEXUARAT