Pentagoni dakord për Tomahawk-t në Ukrainë

Bota

Pentagoni dakord për Tomahawk-t në Ukrainë

Pentagoni i hap dritën jeshile Shtëpisë së Bardhë për të pajisur Ukrainën me raketa të fuqishme Tomahawk që godasin në distanca shumë të largëta, pas një vlerësimi që tregon se furnizimi nuk do të ndikojë në rezervat amerikane, siç njoftoi media amerikane CNN. Vendimi përfundimtar është në duart e presidentit Donald Tramp.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë refuzoi kërkesën e presidentit ukrainas për këto raketa, gjatë takimit në Uashington më 14 tetor. Tramp citohet të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë mjaftueshëm nga këto raketa, të cilat i duhen për mbrojtjen e hapësirës së vet.


Tomahawk-ët kanë rreze veprimi rreth 1,600 kilometrash dhe do t’i jepnin mundësi Ukrainës të godasë objektiva në thellësi të territorit rus, përfshirë rafineritë e naftës dhe bazat energjetike. Raketat e fuqishme arrijnë dyfishin e distancës Kiev–Moskë.

Megjithatë, qëndrimi i Trumpit ndryshoi pas një telefonate me Vladimir Putinin, i cili paralajmëroi se dërgimi i Tomahawk-ëve në Ukrainë mund të dëmtojë rëndë marrëdhëniet SHBA–Rusi, por nuk është përjashtuar plotësisht si mundësi.

Ukraina kërkon të zgjerojë kapacitetet e saj për sulme në distanca shumë të largëta, për të përmirësuar pozitat e Ukrainës në tryezat e paqes.

ME TE LEXUARAT