Shqipëria gati të “prenotojë” biletën për Play Off të Botërorit, ja kur del lista e të ftuarve të Sylvinho

Sport

Shqipëria gati të “prenotojë” biletën për

Shqipëria luan fatet e kualifikimit në play off të botërorit, në ndeshjen e këtij muaji. Me 13 nëntor kuqezinjtë përballen me Andorrën, ndërsa 3 ditë më pas presin Anglinë.


Për këto takime, trajneri Sylvinho, do të bëjë publike listën e të ftuarve me datën 7 nëntor.

Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë risie në listë, me numrin një të pankinës që siç ndodh zakonisht, do shpjegojë zgjedhjet e tij.

Për sfidën me përfaqësuesen modeste, grumbullimi i kombëtares do të bëhet në Barcelonë.

Shqipëria synon që të mbyllë llogaritë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndaj Andorrës mjaftojnë 3 pikët për të “prenotuar” një biletë për në Play Off.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion