Pastrim parash dhe terrorizëm, Shqipëria në ‘listën e zezë’ të Britanisë, vendi i vetëm në Ballkan

Bota

Pastrim parash dhe terrorizëm, Shqipëria në ‘listën e

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar një listë me vendet që mund të konsiderohen me rrezik të lartë me pastrim parash dhe kontrolle të financimit të terrorizmit. Në këtë listë, janë 21 vende përfshirë dhe Shqipërinë, duke u bërë vendi i vetëm në Ballkan që gjendet në atë listë.

‘Jamaicaobserver‘ shkruan se Barbados dhe Ishujt Kajman janë po ashtu në listën e botuar nën “Rregulloret e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (Ndryshim) (Vendet me Rrezik të Lartë) 2021”.

Lista është miratuar nga të dy Dhomat e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe hyri në fuqi në 26 Mars, 2021.

Vendet e tjera të renditura janë Gana, Botsvana, Burkina Faso, Kamboxhia, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Pakistan, Iran, Mauritius, Marok, Mianmar, Nikaragua, Pakistan, Panama, Senegal, Siri, Uganda, Jemen dhe Zimbabve, mes tyre dhe Shqipëria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion