Pas sulmit mbi bazat amerikane, presidenti iranian mesazh Trumpit: Nuk e nisëm ne këtë luftë!

Bota

Pas sulmit mbi bazat amerikane, presidenti iranian mesazh Trumpit: Nuk e

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, Reuters dhe AFP, raportojnë për shpërthime të fuqishme që janë dëgjuar mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, në orët e fundit. Zhurmat vijnë në vijim të raportimeve nga mediat amerikane, sipas të cilave Irani po përgatitej të ndërmerrte një sulm raketor ndaj bazës ajrore amerikane Al Udeid.

Baza Al Udeid, që ndodhet në Katar, është objekti më i madh ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe strehon rreth 10,000 trupa amerikane.

“Ne nuk e nisëm luftën dhe as nuk e deshëm, por nuk do ta lëmë agresionin kundër ‘Iranit të Madh’ pa përgjigje”, shkroi Presidenti iranian Masoud Pezeshkian në një postim në X.

Ai shton më tej: “Ne do ta mbështesim sigurinë e këtij kombi të dashur me gjithë qenien tonë dhe do t’i përgjigjemi çdo plage në trupin e Iranit me besim, mençuri dhe vendosmëri”.

Irani ka nisur një “sulm të fuqishëm dhe shkatërrues me raketa” në Bazën Ajrore Al Udeid në Katar, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve të tij bërthamore, tha Trupa e Gardës Revolucionare Islamike në një deklaratë.

“Republika Islamike e Iranit, duke u mbështetur te Zoti i Plotfuqishëm dhe te populli besnik dhe krenar i Iranit, nuk do të lërë kurrë pa përgjigje asnjë agresion kundër integritetit të saj territorial, sovranitetit apo sigurisë kombëtare”, thuhet në deklaratë.

 

ME TE LEXUARAT