Pas Covid-19, India goditet nga cikloni ‘Tauktae’, vdesin 6 persona, evakuohen mijëra të tjerë

India është goditur nga cikloni Tauktae dhe mësohet se kanë mbetur të vdekur 6 persona dhe mijëra të tjerë janë evakuar pasi shirat të shumta. Sipas mediave të huaja, ky ciklon ka qenë stuhia më e fortë që ka goditur këtë rajon, që nga viti 1998.
Mësohet se është prekur nga stuhia Gujarat, dhe sipas departamentit të meteorologjisë stuhia është intensifikuar në një “stuhi ciklonike jashtëzakonisht të egër”. Shpejtësia e erërave sipas raportimeve, varion deri në 160 km/ orë. Cikloni i fuqishëm vjen në një kohë, kur India po përballet me rate të shtuara të infektimeve dhe viktimave nga COVID-i.
Ndërkohë që vendi është në kolaps nga Covid-19, numri i viktimave dhe të infektuarve është i lartë, gjithashtu vendi ka mangësi të oksigjenit dhe të shtretërve.


