E diela e përgjakshme në Gaza, u vranë barbarisht 42 persona, përfshirë 16 gra dhe 10 fëmijë

Bota

E diela e përgjakshme në Gaza, u vranë barbarisht 42 persona,

Të dielën, u vranë barbarisht plot 42 persona në Gazë, përfshirë 16 gra dhe 10 fëmijë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kjo e dielë ishte më vdekjeprurësja për vendasit, që nga dita e parë e përballjes me Izraelin.

Ndërkohë që ushtria e Izraelit thotë se militantët e Hamas-it kanë lëshuar në drejtim të tyre plot 3 mijë raketa fundjavën që lamë pas. Por raporti tregon se sulmi nga Izraeli ka shkaktuar shembjen e të paktën tre ndërtesave dhe dhjetëra vdekje. Gjatë ditës së djeshme Hamasi lëshoi një seri raketash drejt Izraelit jugor brenda natës dhe gjatë pasdites. Miliona izraelitë u grumbulluan në dhoma të sigurta ose strehimore ndërsa sirenat e alarmit u ndezën.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gaza tani qëndron në 188 njerëz, përfshirë 55 fëmijë dhe 33 gra, me 1,230 të plagosur, sipas ministrisë së shëndetit të kontrolluar nga Hamas. Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë mes të vdekurve.

ME TE LEXUARAT