Lufta kundër Covid-19, UNICEF thirrje G7 dhe BE-së që të dhurojnë vaksinat

Bota

Lufta kundër Covid-19, UNICEF thirrje G7 dhe BE-së që të

Vaksinimi është shpresa e vetme për të mundur Covid-19. Mësohet se UNICEF i ka bërë thirrje sërish G7 dhe BE që të dhurojë vaksina për vendet e varfra. Sipas UNICEF, vendet në fjalë mund ta përballojnë dhurimin e 150 milionë vaksinave anti-COVID.

Kujtojmë se në G7 ose vendet më të pasura në botë përfshihen, Kandaja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Itali, SHBA dhe Japonia. Ndërkohë që UNICEF ka treguar se vendet më të pasura në botë dhe Bashkimi Evropian, mund të mbylli hendekun e vaksinave në botë duke ndarë vetëm 20% të rezervave të tyre në qershor, korrik dhe gusht përmes platformës së COVAX, e cila është krijuar posaçërisht për vendet në nevojë të cilat nuk kanë mundësi ekonomike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpërndajnë 60 milionë doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, muajt e ardhshëm. Ndërsa Franca ka premtuar së do të shpërndajë 500 mijë doza të vaksinës anti-COVID, një shembull që do të ndjek edhe Zvicra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion