Parisi pushtohet nga protesta në mbrojtje të Palestinës, edhe hebrenjtë kërkojnë sanksione kundër Izraelit

Bota

Parisi pushtohet nga protesta në mbrojtje të Palestinës, edhe

Parisi në fundjavë është zgjuar me rreth 4.000 protestues, të cilët dolën në sheshe në shenjë solidariteti ndaj Palestinës. Mediat shkruajnë se protestat u mbajtën në Sheshin Republique të organizuar nga Shoqata e Solidaritetit Francë-Palestinë.

Protestuesit bënin thirrje "Palestina do të jetojë, Palestina do të fitojë” dhe “Izraeli vrasës, Macron-i bashkëpunëtor”, “Palestina e Lirë”, “Stop bombardimeve në Gaza” dhe “Sanksione ndaj Izraelit”.

Protestuesit ishin edhe hebre, të cilët janë anti-zionistë. Ndërkohë, deputetë nga partitë e opozitës që morën pjesë kritikuan vendimin e qeverisë për të ndaluar demonstratat solidarizuese me Palestinën.

 

 

ME TE LEXUARAT