Qëllohet me armë një banesë në Prezë, ja pista ku po heton policia

Gjatë natës në Tiranë, në fshatin Prezë një banesë është qëlluar me armë. Informacionet e para kanë treguar se nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë mbledhur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin.
Ndërkohë ka nisur marrja në pyetje për familjarët, pasi dyshohet që ky veprim të jetë bërë për shkak të një konfiklti të mëparshëm.
“Tiranë/Informacion paraprak. Gjatë natës, në Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.


