Panik në SHBA, sulm me armë në Teksas, 3 të vdekur

Tre njerëz kanë mbetur të vdekur ditën e sotme në Texas të SHBA-së nga një sulm me armë. The Guardian shkruan se sulmi ndodhi në Austin, ndërkohë që autori i sulmit ende nuk dihet se kush është.
Të shtënat e armëve u dëgjuan në një kompleks apartamentesh në afërsi të qendrës tregtare Alboretum.
Pas të shtënave policia u bëri thirrje të gjithë banorëve në këtë zonë që të qendronin brenda deri sa të kapej autori i ngjarjes. Ndërkohë që numrin e personave të vrarë u bë i ditur nga ekipi mjekësor.
Në kërkim të autorit është vendosur, policia e Teksasit, ndërkohë që ende nuk dihet se cilat janë motivet e këtij sulmi.


