Pamjet, me qese me dorë, momenti kur babai në Greqi hedh të porsalindurën në koshin e plehrave

Bota

Pamjet, me qese me dorë, momenti kur babai në Greqi hedh të

Mbarë opinion publik është tronditur në Greqi, nga ngjarja në Vravrona, ku babai hodhi në plehra foshnjën e porsalindur.

Medita greke kanë publikuar momentin e regjistruar nga kamerat e sigurisë, kur babai hedh foshnjën në plehra.

Pamjet tregojnë burrin nga Nepali duke mbajtur dy qese në dorën e majtë, njëra prej të cilave përmban foshnjën, të cilat i hedh më pas në koshin e plehrave.

Autoritetet greke arrestuan ditën e djeshme babanë e foshnjës së vdekur. Ai ka thënë para policisë se nuk e ka vrarë foshnjën dhe se bebja kishte lindur para kohe dhe e pajetë.

Mediat greke raportuan se gruaja shkoi në spital me gjakderdhje, por pa e përcaktuar nëse kishte abortuar apo kishte bërë lindje normale. Por pas kqyrjes së kamerave të zonës ku ata jetonin, u identifikua babai i foshnjës, teksa e mbante në krah dhe e hodhi në plehra.

“Ishte gjëja më e keqe që kam parë në jetën time”, deklaroi një zyrtar i komunës ku çifti jetonte.

Duke përshkruar pamjen e tmerrshme që ka parë, ai shtoi më tej: “Koka e foshnjës ishte e ngjeshur, dora e vogël i dilte jashtë”.

 

ME TE LEXUARAT