Sherr për pronat në Lezhë, xhaxhai kërcënon me armë zjarri nipin, ndërhyn policia

Aktualitet

Sherr për pronat në Lezhë, xhaxhai kërcënon me

Një 67-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi kërcënoi nipin e tij me armë zjarri për motive pronësie.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mërqi ku në pranga u vu Pjetër Nika. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Arrestimi i tij u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja”.

67-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

"Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallzimin e një koflikti me armë zjarri mes xhaxhait dhe nipit.

Policia sekuestron një armë zjarri psitoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga 67-vjeçari që kërcënoi nipin e tij, me armë zjarri, për motive pronësie.

Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme."

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion