Drogë dhe armë zjarri në banesë, arrestohet adoleshenti në Tiranë

Aktualitet

Drogë dhe armë zjarri në banesë, arrestohet adoleshenti

Tiranë/Posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 18-vjeçar.

Komisariati i Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.


Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion