Del bilanci i numrit të viktimave, pamjet dramatike të shembjes së Urës në Baltimore

Gjashtë persona, që janë të zhdukur, konsiderohen se kanë vdekur pasi një anije mallrash u përplas me një urë të madhe në Baltimor, duke shkaktuar shembjen e saj.
Disa vetura ranë në lumë gjatë shembjes së urës.
Ekipi i anijes së mallrave lëshoi një alarm disa çaste para se të përplasej me urën Francis Scott Key, duke u mundësuar autoriteteve që të kufizonin qarkullimin e makinave mbi urë, tha guvernatori i Merillendit.
Pasi anija goditi një prej shtyllave mbështetëse të urës, struktura e urës u shemb menjëherë.
Me anijen që ishte nisur drejt urës “me një shpejtësi shumë, shumë të madhe”, autoritetet kishin mjaftueshëm kohë që të ndalonin makinat e tjera të kalonin mbi urë, tha guvernatori Wes Moore.
Përplasja ndodhi në mes të natës, para se ura të ishte e frekuentuar shumë. Ura është e gjatë 2.6 kilometra dhe vitin e kaluar u përdor nga 12 milionë makina.
Gjashtë personat që janë të zhdukur, dhe që besohet se kanë vdekur, ishin pjesë e ekipit të ndërtimit që po punonin në një intervenim në urë, tha sekretari i Transportit në Merilend, Paul Wiedefeld.
Një drejtues i lartë i kompanisë që kishte punësuar punëtorët tha të martën se punëtorët konsiderohen të vdekur, duke pasur parasysh thellësinë e lumit dhe kohën e gjatë që ka kaluar që nga përplasja.
Jeffrey Pritzker, nga kompania Brawner Builders, tha se punëtorët po punonin në mes të urës ku ajo u shemb. Trupi i asnjërit prej punëtorëve të zhdukur ende nuk është gjetur.
Ekipet e shpëtimit kanë nxjerr nga uji dy persona. Një person, që u trajtua në spital, u lirua nga spitali disa orë më vonë.
Pamjet dramatike të shembjes së Urës në Baltimore, kërkime për mbi 7 të zhdukur, DETAJE

Një anije me kontejnerë u përplas me urën kryesore në Baltimore të martën herët, duke bërë që ajo të këputet dhe të zhytet në ujin poshtë. Disa automjete ranë në lumin e ftohte dhe ekipet e shpëtimit po kërkoje të mbijetuarit.
Dy persona u shpëtuan nga ujërat nën urën Francis Scott Key, njëri në gjendje të rëndë, sipas shefit të zjarrfikësve në Baltimore, James Wallace.
Ai tha se autoritetet “po kërkojnë më shumë se shtatë persona” por tha se ky numër mund të ndryshojë. Nuk ishte e qartë nëse dy të shpëtuarit ishin përfshirë në shtatë.
Clear Video of Traffic movement on Bridge before hit by a ship
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) March 26, 2024
At least 20 vehicles were on the bridge.
#keybridge #baltimore #Ship #FrancisScottKeyBridge #bridgecollapse #USA #BREAKINGNEWS #Baltimore #Maryland #BREAKING pic.twitter.com/NkH36hQ8Qp
Nuk ishte shumë e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e anijes së mallrave në urë para orarit te ngarkuar te levizjeve te mëngjesit në atë që një zyrtar e quajti një ngjarje e viktimave masive" në një qytet të madh jashtë Uashingtonit.

Anija u përplas në një nga mbështetësit e urës, duke bërë që struktura të këputet dhe tëbjerë në ujë brenda pak sekondash - një pamje tronditëse që u kap në video dhe u postua në mediat sociale.
Anija mori flakë dhe prej saj doli tym i dendur dhe i zi.
Guvernatori i Maryland, Wes Moore shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha se po punonte për të vendosur burimet federale ne dispozicion te menaxhimit te ngjares. FBI ishte gjithashtu në vendngjarje per hetimet, citon lajmifundit.al.
"Kjo është një tragjedi që nuk mund ta imagjinoni kurrë ... Dukej si diçka nga një film aksion," tha kryebashkiaku Brandon Scott.
Nje banore e zones, Priscilla Thompson, e cila jeton përballë urës Key, u zgjua në mes të natës nga zhurma e tmerrshme e përplasjes së çelikut.
“Me të vërtetë mendova se ishte një tërmet apo diçka e tillë sepse e tronditi shumë shtëpine,” tha ajo. "E tronditi atë - me të vërtetë e tronditi - për katër ose pesë sekondash."
"Dhe më pas, u qetësua" tha ajo.
Një zëdhënës i Rojes Bregdetare të SHBA tha se anija mallrash 948 metra, me flamur Singapori e goditi urën rreth orës 1:20 të mëngjesit.
Ajo qe eshte me te vertete e tmerrshme, eshte fakti se ura, eshte shembur si karton edhe ne pjese te tjera vec asaj ku ndodhi goditja, madje ne zona shume larg majteses se prekur nga anija./lajmifundit.al