Pamje të rënda / Momenti kur policia gjermane e qëllon kosovarin e dyshuar se i nguli th*kën mësueses

Bota

Pamje të rënda / Momenti kur policia gjermane e qëllon kosovarin

Një mësuese është sulmuar me thikë në një shkollë profesionale në Esen, në perëndim të Gjermanisë. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi i dyshuar, nxënës në këtë shkollë, është nga Kosova.

Mësuesja ka pësuar lëndime të rënda në stomak, por sipas autoriteteve është jashtë rrezikut për jetën. Mediat në Gjermani raportuan se sulmuesi i dyshuar, 17-vjeçari kosovar, iku nga shkolla pasi sulmoi mësuesen. Ai më pas u lokalizua nga policia në një park.

Teksa policia iu afrua që ta arrestonte, sipas Dpa dhe Bild, ai vrapoi drejt tyre me thikë në duar dhe policia e qëlloi me armë zjarri.

Ai i dyshuar është duke u trajtuar në spital pas plagëve të marra. Në shkollën profesionale në Esen janë parë numër i madh i policisë, përfshirë edhe të njësive speciale. Një zëdhënës i qytetit tha se shkolla profesionale ka rreth 1.780 nxënës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion