Pakistani nuk e braktis Palestinën, kryeministri Khan: Jemi me Gazën

Nuk ka vonuar reagimi i Pakistanit, lidhur me luftën mes Palestinës dhe Izraelit. Ka qenë kryeministri Imran Khan, që përmes një postimi në Tëitter, ka bërë me dije se janë në krah të Palestinës. “Unë jam kryeministri i Pakistanit dhe qëndrojmë me Gazën, qëndrojmë me Palestinën. Ju merrni ujin tim, digjni ullinjtë, shkatërroni shtëpinë time, merrni punën time, vidhni tokën time, burgosni babanë tim, vrisni nënën time, bombardoni vendin tim, na bëni të vdesim nga uria, na poshtëroni të gjithëve, por unë jam fajtor. Kam shkrepur një raketë”, shkruan ai.
Prej kohës, kryeministri Khan ka sqaruar se vendi i tij nuk do ta njohë Izraelin derisa çështja të zgjidhet në pajtim me palestinezët. Dhuna shpërtheu të dielën në territoret palestineze pasi policia izraelite sulmoi besimtarët brenda Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar. Rreth 300 palestinezë u plagosën në sulmet brenda kompleksit të xhamisë.


