Pak pas vde'kjes, policia kontrolle në banesës e Giorgos Mazonakis, gjen paisjen e dyshimtë

Bota

Pak pas vde'kjes, policia kontrolle në banesës e Giorgos
Teksa kanë kaluar rreth 10 ditë nga vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Sipas “Protothema”, autoritetet kanë kryer kontrolle në banesën e Mazonakis, madje kanë sekuestruar edhe një kasafortë që ndodhej aty. Kasaforta nuk është hapur ende dhe pritet vendimi i prokurorit për  të përcaktuar nëse do të hapet apo do i kthehet familjes.

Sendet personale të viktimave, siç është në këtë rast kasaforta, dorëzohen nga policia te Autoriteti kompetent dhe më pas vendoset për menaxhimin e mëtejshëm të tyre.

Në të njëjtën kohë, raporti mjeko-ligjor nuk është përfunduar ende, pasi rezultatet e ekzaminimeve që konsiderohen të nevojshme për përfundimin e tij janë në pritje.

"Ende nuk kemi një raport mjeko-ligjor. Do të duhet të presim rezultatet e analizave toksikologjike dhe histologjike për ta përfunduar atë", theksoi policia.

Në mbyllje, zëdhënësja e shtypit e Policisë Helenike iu referua edhe deshifrimit të funksionimit të një makine që po shqyrtohet në kontekstin e hetimit, duke theksuar rëndësinë e saj për vazhdimin e çështjes.

"Fakti që arritëm të deshifrojmë funksionimin e makinës do të ndihmojë shumë."
Këngëtari i njohur Giorgos Mazonakis ndërroi jetë më 9 shtator, teksa po kryente procedurën e ndërrimit të plazmës në një klinikë private në Athinë. Për rastin, janë arrestuar dy mjekët e klinikës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe ekspozim drejt vdekjes. 

Po ashtu, sipas hetimeve të mëtejshme, raportohet se ata kanë refuzuar të japin informacione mbi gjendjen e Mazonakis, për mjekët e urgjencës që u lajmëruan pasi këngëtari pësoi arrest kardiak. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion